Lladrovci: Entuziazmi në Drenas është dyfish më i madh se në vitin 2021 për mua - Gazeta Express
string(78) "lladrovci-entuziazmi-ne-drenas-eshte-dyfish-me-i-madh-se-ne-vitin-2021-per-mua"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 23:24

Lladrovci: Entuziazmi në Drenas është dyfish më i madh se në vitin 2021 për mua

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 23:24

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha në Pressing në T7 se ka entuziazëm të madh të qytetarëve në Drenas në përkrahje të tij.

Ai tha se ka mbajtur tubimin më të madh të hapjes.

“Entuziazmi në Drenas është dyfish më i madh se në vitin 2021 për mua…Mund ta shihni çdo tubim kam shku vetëm dhe e kam pas masë të vendit dyfish më shumë se ata…”, tha Lladrovci në Pressing, transmeton Express.

“Unë e kam pas tubimin më të madh hapës dhe ata kanë sjellë njerëz nga Skënderaji dhe komunat e tjera. Të premten e kanë tubimin mbyllës, e kanë bo në Skënderaj në orën 18:00 tubimin përmbyllës e në Drenas në orën 20:00, që i bie nga ai tubim në tubimin tjetër”, tha Lladrovci.

“Ata e kanë frikën, por unë mendoj që i kam fitu zemrat e krejt shqiptarëve dhe jam kampion”, tha Lladrovci.