“Asnjë fjalë nuk e kam mohu, por audioincizimi ishte i prerë”, Ramiz Lladrovci sqaron në detaje bisedën e tij - Gazeta Express
string(105) "asnje-fjale-nuk-e-kam-mohu-por-audioincizimi-ishte-i-prere-ramiz-lladrovci-sqaron-ne-detaje-biseden-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 22:40

“Asnjë fjalë nuk e kam mohu, por audioincizimi ishte i prerë”, Ramiz Lladrovci sqaron në detaje bisedën e tij

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 22:40

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7 është kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përballë analistëve Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Ai ka sqaruar në detaje për audio-incizimin që është publikuar në media ditë më parë.

Lladrovci tha se audio-incizimi është i prerë, dhe për këtë do të ndjekë rrugët ligjore, pasi thotë se ka kërkuar që të publikohet i gjithë audio-incizimi.

“Ai që e ka publiku ka thënë unë jam medium, e s’i jepi përgjigje kërkujt, jo ski qare pa dhënë përgjigje. Sepse mos me pas thonë unë që në përgjim janë edhe 6 vet, që përgjimin e ki të prerë, edhe ti ke mujt me lshu përgjimin edhe me thon që na të këna vet, je dakordu, por unë të kam paralajmëru, që përgjimi është i prerë dhe i sakatum dhe na keni lon vec neve të dyve në përgjim. Ai nuk iu ka bind përgjigjes tem dhe sigurisht që do të shkojë në përgjegjësi, të paktën mendoj ashtu, se nashta Gjykata thotë s’ki të drejtë”, tha Lladrovci.