Ferati: Istogu do të bëhet model i zhvillimit të gjelbër dhe bujqësisë së qëndrueshme - Gazeta Express
string(84) "ferati-istogu-do-te-behet-model-i-zhvillimit-te-gjelber-dhe-bujqesise-se-qendrueshme"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 21:16

Ferati: Istogu do të bëhet model i zhvillimit të gjelbër dhe bujqësisë së qëndrueshme

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 21:16

Kandidati i LDK-së për Komunën e Istogut, Ilir Ferati, ka deklaruar se plani i tij për zhvillimin e komunës bazohet në forcimin e bujqësisë dhe mbrojtjen e natyrës, duke synuar ta kthejë Istogun në një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Plani jonë për Istogun mikpritës dhe me bujqësi të zhvilluar ndërtohet mbi lidhjen mes tokës që prodhon dhe natyrës që frymëzon, duke e kthyer Istogun në një model të zhvillimit të gjelbër, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të gjithë,” ka shkruar Ferati.

Ai ka theksuar se rrugëtimi i LDK-së në Istog do të vazhdojë me fokus te ekonomia e gjelbër dhe mirëqenia e qytetarëve, duke promovuar politikat që ruajnë mjedisin dhe nxisin prodhimin vendor.