Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka thënë se në zgjedhjet lokale LDK-ja do ta marrë rezultatin më të mirë që nga pavarësia, referuar nivelit lokal.
Ai ka thënë se raundi i parë harrohet përpos nëse fiton me të parën.
Për këtë ai tha se partitë politike i kanë strategjitë e tyre për të dyja raundet.
Tutje, Abdixhiku ka thënë se është i kënaqur me punën e strukturave për zgjedhjet lokale.
“Më mbani për fjalë, LDK-ja do ta ketë rezultatin më të mirë që nga shpallja e pavarësisë në këto zgjedhje, edhe në raund të parë edhe të dytë. Për zgjedhje lokale e kam fjalën, do të jetë rezultati më i mirë ndonjëherë. Por raundi i parë harrohet”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express
Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...