Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë se fytyra e tyre bëhet më e thatë, më e ndjeshme dhe shpesh skuqet lehtë.
Dermatologët këtë fenomen e quajnë “autumn face” ose “fytyra e vjeshtës”.
Pse ndodh kjo?
Sipas Dr. Derrick Phillips, dermatolog dhe zëdhënës i The British Skin Foundation, gjithçka lidhet me gjendjen e barrierës së lëkurës – mburoja natyrale që mbron lëkurën nga bakteret, viruset dhe ndotësit, duke ruajtur lagështinë brenda.
Kur kjo barrierë dëmtohet, uji largohet dhe irrituesit hyjnë, duke shkaktuar tharje, skuqje dhe inflamacion.
Shkaqet kryesore në vjeshtë:
Ajri bëhet më i thatë dhe humb lagështinë.
Ngrohja qendrore përkeqëson tharjen e lëkurës.
Dushët e gjata dhe të nxehta heqin vajrat mbrojtës natyralë.
Përdorimi i tepërt i produkteve agresive, eksfoliuesve, apo përbërësve si retinoli ose acidet.
Gjithashtu, stresi, plakja, gjendjet shëndetësore (si diabeti) dhe sëmundjet e lëkurës si dermatiti, ekzema dhe rozacea e bëjnë barrierën edhe më të brishtë.
Si ta riparoni barrierën e lëkurës?
Racionalizoni rutinën – kufizohuni në një pastrues të butë, një krem hidratues ushqyes dhe krem mbrojtës kundër diellit.
Hidratimi është kyç – kërkoni produkte me ceramide, acid hialuronik, acide yndyrore dhe glicerinë.
Ndryshoni pastruesin sipas sezonit – nëse keni lëkurë të thatë, përdorni pastrues me bazë vaji.
Përdorni pajisje lagështuesi nëse jeni shpesh në ambiente me ngrohje.
Shmangni dushët e gjatë me ujë shumë të nxehtë.
Sa kohë duhet për t’u rikuperuar?
Nëse përdorni produkte të buta dhe hidratues, barrierës së lëkurës zakonisht i duhen 6–8 javë për t’u riparuar. Në raste më të rënda, mund të nevojiten kremra me recetë ose trajtime mjekësore. /GazetaExpress/
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...