Bashkëpronari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i ka dhënë mbështetje të plotë Ruben Amorim mes spekulimeve për të ardhmen e trajnerit portugez në klub.
72-vjeçari, i cili bleu një pjesë të vogël të aksioneve të gjigantit anglez në shkurt të vitit të kaluar, ka theksuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet ndaj presioneve të jashtme që kërkojnë largimin e Amorimit nga Old Trafford.
Duke folur për “The Business”, podcastin e ri të Times Radio, Ratcliffe tha:
“(Amorim) nuk e ka pasur sezonin më të mirë. Ruben duhet të tregojë se është një trajner i madh gjatë tre viteve. Kështu e shoh unë situatën.”
Trajneri portugez ka pasur një fillim të vështirë në aventurën e tij në Manchester, pasi u bashkua me United nga Sporting Lisbon gati një vit më parë. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e 10-të në Premierligë, me bilanc prej tre fitoreve, një barazimi dhe tre humbjesh deri më tani këtë sezon.
Rezultati më zhgënjyes për United ka qenë eliminimi në raundin e dytë të Carabao Cup, pas humbjes dramatike me penallti (12–11) ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, Grimsby Town.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...