Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas një kërcënimi serioz që, sipas raportimeve, i është bërë gazetarit të Vox Kosova, Valon Rashiti, nga udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha.
Sipas dëshmisë së gazetarit, gjatë ceremonisë së dekorimit të presidenitit të FIFA-s, Gianni Infantino, Berisha i është drejtuar Rashitit me fjalët:
“Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën.”
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë kërcënim publik, duke e cilësuar atë si një cenim të drejtpërdrejtë të integritetit fizik dhe profesional të gazetarit Rashiti.
Në njoftimin e saj, AGK ka bërë të ditur se do ta monitorojë nga afër denoncimin që gazetari e ka dorëzuar pranë organeve të sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.
“Kjo gjuhë e dhunës është e papranueshme dhe pengon gazetarët që të kryejnë detyrën e tyre profesionale,” thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së, e cila po ashtu ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) që të distançohet qartë nga sjellje të tilla dhe të promovojë respektin ndaj punës së mediave.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...