Operacioni, rikuperimi dhe presioni i Botërorit – e ardhmja e Ter Stegen mbetet e paqartë - Gazeta Express
string(86) "operacioni-rikuperimi-dhe-presioni-i-boterorit-e-ardhmja-e-ter-stegen-mbetet-e-paqarte"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:03

Operacioni, rikuperimi dhe presioni i Botërorit – e ardhmja e Ter Stegen mbetet e paqartë

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:03

Marc-André ter Stegen ndodhet në fazën përfundimtare të rikuperimit të tij (u operua në korrik për problemet në shpinë), dhe gjithçka tregon se ai do të mund të rikthehet në fushë nga muaji janar.

Megjithatë, Barcelona po punon që të zgjidhë më herët si situatën sportive, ashtu edhe atë kontraktuale të portierit gjerman. Javët e ardhshme pritet të jenë shumë dinamike, pasi bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik.

Paga e Ter Stegen është pezulluar për shkak se dëmtimi i tij u konsiderua afatgjatë, dhe falë kësaj Barcelona arriti të regjistrojë Joan García-n në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Prioriteti i Ter Stegen mbetet i njëjtë si në verë: ai dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por në këtë moment nuk përjashtohet asnjë skenar, madje as një largim në afatin kalimtar të janarit. Klubi i ka dhënë portierit gjerman liri të plotë për të vendosur mbi të ardhmen e tij, edhe pse ekzistojnë presione të jashtme që mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar.

Kombëtarja gjermane, nën drejtimin e Julian Nagelsmann, po e nxit Ter Stegen të gjejë një ekip ku mund të jetë titullar, për të mbërritur në formë të plotë për Kupën e Botës.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, pasi Ter Stegen e di se kjo mund të jetë mundësia e fundit për të luajtur në një Botëror. Mundësia për ta nisur turneun si titullar, gjë që duket e garantuar nëse ai është në formë, e detyron të shqyrtojë edhe opsionin e një largimi të përkohshëm, ndoshta në formë huazimi. Ai ka nevojë për minuta loje, dhe në Barcelonë askush nuk mund t’i garantojë atij vendin e titullarit.

Sa i përket destinacioneve të mundshme, interesim ka nga klube të Premier League si Manchester United dhe Tottenham, edhe pse deri tani nuk ka asgjë konkrete. Edhe në Gjermani ka skuadra të gatshme t’i ofrojnë atij rolin e portierit titullar, në mënyrë që të ruajë ritmin dhe besimin para Botërorit. Kjo presion nga kombëtarja dhe nevoja për të luajtur e kanë vënë Ter Stegen përballë një dileme, të cilën duhet ta zgjidhë në javët e ardhshme.

Në anën tjetër, Barcelona e ka informuar portierin gjerman se Joan García do të jetë titullar si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Kupa e Mbretit mund t’i japë Ter Stegen ndonjë mundësi, por bëhet fjalë për një numër të kufizuar ndeshjesh dhe vetëm nëse skuadra avancon në kompeticion.

Ky skenar e bën më të rëndësishme marrjen në konsideratë të një largimi të përkohshëm, nëse ai dëshiron të mbajë pozitën e titullarit në Kombëtaren gjermane.

Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë muajit dhjetor. Lëvizjet dhe kontaktet tashmë kanë filluar në disa drejtime, dhe kombinimi midis dëshirës së lojtarit për të luajtur në Botëror, presionit të kombëtares dhe planifikimit të brendshëm të Barcelonës do të përcaktojë rrugën përfundimtare, me pasoja të rëndësishme si për Ter Stegen, ashtu edhe për strukturën sportive të klubit katalanas.