Ferizaj: Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur 118 km/h në zonë me kufizim 50 km/h - PAMJE - Gazeta Express
string(86) "ferizaj-shoferi-19-vjecar-kapet-duke-vozitur-118-km-h-ne-zone-me-kufizim-50-km-h-pamje"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 18:25

Ferizaj: Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur 118 km/h në zonë me kufizim 50 km/h – PAMJE

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 18:25

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një 19-vjeçar në Ferizaj për kundërvajtje të rëndë në trafik. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 23:53, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin e Vjetër.

Njësia e Trafikut Rrugor ka kapur në flagrancë një automjet të tipit VW Golf me targa vendore duke lëvizur me 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Përveç shpejtësisë së lartë, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia i ka shqiptuar shoferit një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për tre muaj. Ai është gjithashtu përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, duke paralajmëruar se tejkalimet e rrezikshme dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të kenë pasoja fatale.