Uran Ismaili takon gastronomët: Pjesë e imazhit dhe rregullit të Prishtinës funksionale - Gazeta Express
string(86) "uran-ismaili-takon-gastronomet-pjese-e-imazhit-dhe-rregullit-te-prishtines-funksionale"

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 18:08

Uran Ismaili takon gastronomët: Pjesë e imazhit dhe rregullit të Prishtinës funksionale

Zgjedhjet

Gazeta Express

08/10/2025 18:08

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me gastronomët e kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e këtij sektori që, sipas tij, është një prej shtyllave kryesore të ekonomisë dhe identitetit të Prishtinës.

“Gastronomia është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe identitetit të kryeqytetit! Në takim me gastronomët e Prishtinës, folëm për mundësitë e bashkëpunimit me ata që i japin shpirt qytetit tonë. Kushdo që e viziton Prishtinën mahnitet nga atmosfera dhe gjallëria që krijon ky sektor. Është koha për një Prishtinë që i trajton gastronomët si partnerë dhe pjesë thelbësore të përjetimeve në kryeqytet,” ka shkruar Ismaili.