“Kuvendi s’është konstituar, Kushtetuesja e publikon të plotë aktgjykimin 9 ditë pas njoftimit (Dokument) - Gazeta Express
string(100) "kuvendi-seshte-konstituar-kushtetuesja-e-publikon-te-plote-aktgjykimin-9-dite-pas-njoftimit-dokument"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 15:37

“Kuvendi s’është konstituar, Kushtetuesja e publikon të plotë aktgjykimin 9 ditë pas njoftimit (Dokument)

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 15:37

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë lidhur me kërkesën e Listës Srpska për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, raporton Gazeta Express.

Me publikimin e këtij vendimi hyn në fuqi ky aktgjykim i Kushtetueses dhe deputetët janë të urdhëruar që të konstituojnë Kuvendin brenda 12 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se propozimi për nënkryetarin serb të Kuvendit, çështje për të cilën u ankua Lista Srpska, duhet të bëhet nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb dhe të votohet me së paku 61 vota për.

“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127 e aktgjykimit.

Kushtetuesja po ashtu ka konstuar se zgjedhja e nënkryetares nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi, s’është në kundërshtim me Kushtetutën.

Vendimi plotë