Policia në Gjakovë ka sekuestruar 5 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person.
“Me datën 08.10.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Gjakovë pas pranimit të informacioneve se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer veprën penale blerje, shitje e substancës narkotike, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull si dhe sekuestrimin e narkotikëve të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër verbal për kontroll, DHTN, në bashkëveprim edhe me stacionin policor –Gjakovë, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe janë sekuestruar provat material, si: · substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë me peshë totale 5043 gramë (5 kg e 43 gramë), · 40 euro, · 1 telefon mobil.”
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Lidhur me rastin, pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është proceduar rasti ndaj të dyshuarit të lartcekur për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.”
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...