Haaland e zbulon takimin e parë me të dashurën dhe raportin me të - Gazeta Express
string(65) "haaland-e-zbulon-takimin-e-pare-me-te-dashuren-dhe-raportin-me-te"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 14:59

Haaland e zbulon takimin e parë me të dashurën dhe raportin me të

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 14:59

Erling Haaland është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Sulmuesi norvegjez duket mjaft i ftohtë para portave kundërshtare.

Por, në jetën private duket se është mjaft “i nxehtë”, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e ka gjetur fatin e jetës dhe ka folur për raportin me të dashurën e tij, Isabel Haugseng Johansen, për fillimin e lidhjes dhe se si e kalon kohën me të.

Natyrisht, dyshja i ndan bashkë të mirat dhe të këqijat, por duket se po ia kalon majft mirë së bashku.

“Si e takova të dashurën time? Ajo më dërgoi mesazh e para!”

“Ajo luajti në të njëjtin klub si unë, Bryne. Ajo ishte ajo që më kontrollonte, jo anasjelltas.”

“Një takim ideal? Unë gatuaj. Mund t’i duket e sikletshme asaj, por ajo i do videolojërat. Kështu që luajmë Minecraft së bashku, ndërtojmë shtëpi dhe gjithçka.”

“Ose thjesht shkojmë në shtëpi në Bryne dhe porosisim qebapë.”

Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen — dy futbollistë, historia e të cilëve filloi në Bryne FK, klubin e parë të Haaland.

Nga rritja së bashku deri te festimi i “tripletës” dhe gjithçka midis tyre, ata i kanë ndarë të gjitha së bashku. /Gazeta Express