Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i cili dyshohet për vrasje në tentativë.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, rasti ka ndodhur sot në Arllat të Drenasit, ku rreth orës 02:30, një person është lënduar me thikë, shkruan Gazeta Express.
Policia po ashtu ka njoftuar se i arrestuari është E.B, 29 vjeç.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë
Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).
Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar:
– E.B, mashkull, 29 vjeç,
pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...