Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, konsideroi se vendin i duhet një Qeveri e përkohshme me të gjitha partitë politike në të cilën liderët politik do të liheshin anash. Sipas tij, Qeveria do të formohej me ekspert të fushave përkatëse me agjendë konkrete për përmirësimin e ekonomisë, për marrëdhënie më të mira me SHBA-të dhe BE-në.
‘’LDK-ja ka dhënë ofertën e vet për Qeveri të përbashkët që sa kohë. Duke parë ambientin politik në të cilin jemi kujtojë që Qeveria e përbashkët ku liderët politik do të ishin anash kësaj Qeverie. Ndërsa, Qeveria do të formohej me të gjitha partitë politike dhe me ministra ekspert të fushave përkatëse me një agjendë konkrete në situatën në të cilën jemi, pra për marrëdhënie më të mira me SHBA-të dhe BE-në, ndërhyrje të shpejta ekonomike sepse vendi është në kolaps ekonomik dhe shumë situate të tjera të cilat do të duhej të ishin në agjendën 8 mujore apo 1 vjeçare. Normalisht edhe skena politike do të qetësohej dhe do të zgjidhej edhe çështja e presidentit do të zgjidhej. Pastaj vendi mund të shkoj në zgjedhje”, tha ai. /RTV21
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...