KFOR njofton për takimet e Ulutas me Osmanin e Kurtin: Komandanti nënvizoi gatishmërinë për koordinim efektiv - Gazeta Express
string(108) "kfor-njofton-per-takimet-e-ulutas-me-osmanin-e-kurtin-komandanti-nenvizoi-gatishmerine-per-koordinim-efektiv"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 14:13

KFOR njofton për takimet e Ulutas me Osmanin e Kurtin: Komandanti nënvizoi gatishmërinë për koordinim efektiv

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 14:13

Komandanti i ri i KFOR-it, Özkan Ulutaş, dje zhvilloi takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

KFOR ka njoftuar sot për këto takime duke thënë se Ulutaş në takim i ka theksuar “përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në mbarë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve”.

KFOR tha se ai gjithashtu “nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të garantuar koordinim dhe bashkëpunim efektiv me të gjithë akterët përkatës, përfshirë institucionet në Kosovë dhe organizatat e sigurisë së Kosovës”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, si dhe për lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si ofrues të sigurisë.