Cristiano Ronaldo e mori mbrëmë shpërblimin “Prestige” në një gala mbrëmje të futbollit portugez, e cila e shpërblen përsosmërinë e lëvizjes portugeze
E legjenda portugeze u ndie i lumtur për këtë mirënjohje, ndërsa e konfirmoi lidhshmërinë që e ka me vendin e tij, shkruan “Gazeta Express”.
“Kam ende pasion për krejt këtë. Familja ime më thotë se është koha për t’u ndalur dhe më pyet se përse dua t’i shënoj 1000 gola kur tashmë i kam bërë më shumë se 900. Por, brenda meje nuk e mendoj kështu. Jam duke bërë ende gjëra të bukura, por e ndihmoj klubin dhe Kombëtaren time”, deklaroi fillimisht “CR7”.
“Përse të mos vazhdoj? E kam ndjesinë se kur të pensionohem do të jem plotësisht i kënaqur sepse kam dhënë gjithçka nga vetja. Më duhet ta shijoj momentin. E di se nuk më kanë mbetur shumë vite për të luajtur, por edhe ato pak që më kanë mbetur, duhet t’i shijoj në maksimum”, deklaroi tutje pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Jam në Kombëtare qe 22 vjet dhe mendoj se kjo flet vetë. Flet edhe pasioni që e kam për ta veshur këtë fanellë, për të fituar trofe, për të luajtur për Kombëtaren. E kam thënë disa herë: nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për Kombëtaren, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse ky është kulmi për një futbollist”, përfundoi Ronaldo. /Gazeta Express
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...