Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në karrierë. Këto praktika, të aplikuara në të gjithë botën nga njerëz të suksesshëm, ofrojnë mundësi për të mësuar aftësi të reja, për të ndërtuar rrjete bashkëpunimi dhe për të qëndruar të përditësuar me trendet më të fundit. Me një investim të vogël simbolik, vlera e fituar është e jashtëzakonshme: frymëzim, motivim dhe lidhje me profesionistë të tjerë, që nxisin një mentalitet proaktiv dhe arritjen e qëllimeve afatgjata.
Pse duhet të jesh pjesë?
Sepse të gjitha temat që kanë rëndësi sot – shitje, marketing, shëndet, automatizim proceseve, lidership dhe vizion global – janë të përmbledhura në një ditë unike.
Sepse do të përjetosh frymzim, energji dhe qartësi që zakonisht kërkon muaj ose vite për t’i ndërtuar vetë.
Folësit dhe temat që do të ndezin skenën:
– Denis Gafuri (Kosovë) – “Shitje me ndikim të shpejtë: Strategji për të dominuar tregun”
– Hetem Ramadani (Dubai) – “Shëndeti si çelës i suksesit: Fuqizimi i performancës përmes mirëqenies”
– Marko Gudelj (Kroaci) – “Automatizimi në punë: Maksimizimi i efikasitetit për sukses të qëndrueshëm”
– Fisnik Ismaili (Kosovë) – “Marketingu i fuqizuar nga AI: Si të revolucionarizoni strategjitë”
Paneli i veçantë i Denis Gafurit: Inspirim dhe histori suksesi
– Shkenda Dubova (Kosovë)
– Silviana Kulla (Itali – Shqipëri)
– Leonora Kusari (Kosovë)
Një panel i fuqishëm me gra që kanë thyer kufij dhe kanë ndërtuar biznese e rrugëtime frymëzuese drejt suksesit global.
A je gati për ditën më të madhe të vitit, ku çdo ide, strategji dhe mundësi vjen në një vend të vetëm?
Më 18 Tetor, në AMC HALL – Prishtinë, mbahet edicioni i 8-të i Konventës “Suksesi është Qëllimi Yt”, ku qindra profesionistë, sipërmarrës dhe liderë do të bashkohen për një qëllim të vetëm: rritjen, zhvillimin dhe transformimin.
Kjo nuk është thjesht një ngjarje – është një përvojë që ndodh vetëm një herë në vit dhe mund të jetë pika jote e kthesës drejt suksesit.
Rrjetizim që vlen një pasuri
Në fund të ditës, ti nuk largohesh vetëm me dije – por me kontakte të reja, partneritete të mundshme dhe mundësi bashkëpunimi me biznese dhe individë nga i gjithë rajoni.
Ky është vendi ku krijohen lidhjet që hapin dyer të reja!
18 Tetor 2024
AMC HALL – Prishtinë
Mos prit më – zhvillohu, rrjetizohu, transformohu!
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...