Ndërhyrja e Vuçiq në zgjedhje për të cilën foli Kurti e zë Osmanin të "papërgatitur": Mos na e prishni ditën… - Gazeta Express
string(105) "nderhyrja-e-vuciq-ne-zgjedhje-per-te-cilen-foli-kurti-e-ze-osmanin-te-papergatitur-mos-na-e-prishni-diten"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:35

Ndërhyrja e Vuçiq në zgjedhje për të cilën foli Kurti e zë Osmanin të “papërgatitur”: Mos na e prishni ditën…

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:35

Vjosa Osmani, presidente e vendit, nuk ka pranuar të përgjigjet për gazetarët lidhur me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor, të dielën.

Porse, Osmani ka dhënë një koment të shkurtër kur është pyetur për temën në fjalë.

‘‘A e prishni ditën me fëmijë me tema të Vuçiqit’’, ka thënë ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Albin Kurti, kryeministr në detyrë ka hedhur akuza drejt shtetit serb  për ndërhyrje në procesin zgjedhor, njësoj si në zgjedhjet parlamentare, edhe në këto zgjedhje lokale.

“Premtimet për vende pune, joshjet përmes mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me përfitime sociale, si dhe deklaratat e zyrtarëve shtetërorë serbë se vetëm lista serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi Millosh Vučević dhe siç e ka bërë vetë Presidenti Vučević, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë”, tha Kurti.

Madje, ky i fundit deklaroi se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë është më serioze sesa ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet në Evropë.

“Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së në zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025 kishte identifikuar ndërhyrje serbe në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet nga shtetet e tjera janë forma të shkeljes së demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Pavarësisht të gjithave këtyre, Serbia nuk ka marrë asnjë pasojë nga BE-ja, prandaj Serbia nuk po e ndryshon sjelljen e saj. Kjo ndërhyrje që po bën Serbia tani është edhe më serioze se ajo e Rusisë në Evropë”, tha dje ai.