Prokuroria jep detaje për ndalimin e edukatores në Lipjan për rastin e lëndimit të fëmijës në çerdhe - Gazeta Express
string(100) "prokuroria-jep-detaje-per-ndalimin-e-edukatores-ne-lipjan-per-rastin-e-lendimit-te-femijes-ne-cerdhe"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:30

Prokuroria jep detaje për ndalimin e edukatores në Lipjan për rastin e lëndimit të fëmijës në çerdhe

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:30

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin e edukatores së ndaluar në Lipjan nën dyshimin për rastin e lëndimit të një fëmije në çerdhe.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për dyzet e tetë (48) orë e dyshuara për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së. Aktualisht prokurori i shtetit është duke e trajtuar, si dhe duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Shala.

Edukatorja është arrestuar të martën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.