Kurti e pret në zyre Komandantin e KFOR’it, i thotë se është i gatshëm për bashkëpunim për të ruajtur paqen - Gazeta Express
string(105) "kurti-e-pret-ne-zyre-komandantin-e-kforit-i-thote-se-eshte-i-gatshem-per-bashkepunim-per-te-ruajtur-paqen"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:26

Kurti e pret në zyre Komandantin e KFOR’it, i thotë se është i gatshëm për bashkëpunim për të ruajtur paqen

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:26

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, i cili rimori drejtimin e misionit të NATO’s pas përfundimit të mandatit nga italiani Enrico Barduani.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks mbi “situatën e sigurisë dhe për rëndësinë e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë të vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë”.  

“Duke i uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë dhe duke i dëshiruar suksese në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.

Ulutas më herët sot ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani./Express/