“Veç fitorja në Prishtinë na kryen punë”, futbollisti slloven optimist para lojës me Kosovën - Gazeta Express
string(89) "vec-fitorja-ne-prishtine-na-kryen-pune-futbollisti-slloven-optimist-para-lojes-me-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 12:20

“Veç fitorja në Prishtinë na kryen punë”, futbollisti slloven optimist para lojës me Kosovën

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 12:20

Sllovenia nuk e ka nisur aspak mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

Sllovenët e kanë marrë veç një pikë në dy ndeshjet e para dhe ky fakt po i shqetëson ata tej mase.

Prandaj, kjo Kombëtare do ta marrë rrugën drejt Prishtinës për t’i marrë tri pikë në duelin e së premtes ndaj Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë është i bindur edhe futbollisti slloven, Timi Max Elsnik, pasi ai është i vetëdijshëm se në të kundërtën do të shuhen krejt shpresat e tyre për një kualifikim eventual në Kupën e Botës.

“Pa dyshim që ka më shumë presion, ndeshja e së premtes mund të vendosë shumë, kështu që duhet të fitojmë për t’u kthyer në luftë për dy vendet e para. Ndonjëherë presioni nuk është i keq, mund të ndikojë në reagimin tonë. Shpresoj që reagimi të jetë pozitiv. Duhet ta nxjerrim maksimumin nga loja. Duhet të fillojmë të mbledhim pikë. Besoj se do të kthehemi nga Kosova me tri pikë”, deklaroi futbollisti i Crvena Zvezdës në konferencë për shtyp sot.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet këtë të premte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Pas Kosovës, Sllovenia do të përballet me Zvicrën pak ditë më pas, kurse Dardanët do të kenë punë me Suedinë, të cilën do ta vizitojnë të hënën e 13 tetorit. /Gazeta Express