Serbia dhe Shqipëria po bëhen gati për përballjen e tyre të dytë brenda një muaji.
Në shtator dy Kombëtaret barazuan pa gola në Tiranë, ndërsa këtë të shtunë do të ballafaqohen mes vete në Leskovc, po ashtu në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, shkruan “Gazeta Express”.
E për sfidën me Kuqezinjtë për uebfaqen zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit ka folur futbollisti i ri serb, Veljko Milosavljević, i cili u ftua nga selektori Dragan Stojkovic për sfidat e tetorit.
“E pashë ndeshjen në Tiranë, ata janë një ekip vërtet i mirë, por mendoj se ne kemi lojtarë më të mirë dhe se jemi me cilësi më të mirë. Besoj se do ta tregojmë në fushë. Mendoj se duhet ta shohim vetëm veten dhe mënyrën se si do të luajmë”, deklaroi futbollisti i Bournemouthit. /Gazeta Express
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...