Rexhaj: Do të harrohen paratë që i ndau Kurti për studentët  - Gazeta Express
string(58) "rexhaj-do-te-harrohen-parate-qe-i-ndau-kurti-per-studentet"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:02

Rexhaj: Do të harrohen paratë që i ndau Kurti për studentët 

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:02

Analisti politik Sali Rexhaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me ndarjen e nga 100 eurove për studentë po mundohet të blejë vota para zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo ndodh vetëm në shtetet jodemokratike.

“Nuk ka qeveri në botë, në një shtet demokratik, që shpërndan kështu ndihma. Kjo është metodë e diktatorëve, të cilët, kur kanë frikë nga humbja e pushtetit, ndajnë ndihma. Kjo është drejtpërdrejt blerje e votës,” ka thënë Rexhaj.

“Mirëpo nuk do të funksionojë. 100 euro nuk është ndonjë shumë e madhe, ato harxhohen për 10 apo 15 ditë dhe harrohen menjëherë,” ka shtuar ai.