Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për “Onkologjinë” - Gazeta Express
string(64) "ne-gjykaten-penale-sot-duhet-te-vazhdoje-gjykimi-per-onkologjine"

Maqedoni

Gazeta Express

08/10/2025 11:55

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për “Onkologjinë”

Maqedoni

Gazeta Express

08/10/2025 11:55

Në Gjykatën Penale Shkup në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, i cili së bashku me edhe dy onkologë të tjerë akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

Mbrojtja e të akuzuarit të parë Vasev në seancën e kaluar në Gjykatë parashtroi kërkesë deri te prokurori publik Lupço Kocevski që ta ndërmarrë lëndën ose ta delegojë në prokurori tjetër. Duke pasur parasysh se pas propozimit nevojitet të vendos prokurori publik i RMV-së, gjykata e anuloi debatin.

Rastin e udhëheq gjykatësja Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja publike e PTHP Shkup, Ana Gogovska Jakimovska.

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, bashkë me edhe dy onkologë Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura filloi kundër edhe një onkologe, e akuzuara e dytë Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin para gjykatës, pas çka gjykata e dënoi me kusht me dy vjet.

Prokuroria akuzon mjekët për vazhdimin e “krimeve të rënda kundër shëndetit të njerëzvet” dhe “mjekimit të pandërgjegjshëm”, ku 29 pacientë u mjekuan me terapi të papërshtatshme, me devijime në dozë dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish-drejtorit ekonomik të Klinikës është ngritur një tjetër akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përvetësim, me dëm prej mbi 2,2 miliardë denarësh për buxhetin e shtetit.