Ferit Idrizi:Pestova po dëshmon përkrahje të madhe - Gazeta Express
string(49) "ferit-idrizipestova-po-deshmon-perkrahje-te-madhe"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:13

Ferit Idrizi:Pestova po dëshmon përkrahje të madhe

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 12:13

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për edhe një mandat, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Pestovë, ku u shoqërua nga partnerët e koalicionit – kryetari i AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie! Faleminderit Pestovë!”, ka deklaruar Idrizi.

Ai theksoi se puna e bërë gjatë mandatit të tij do të vazhdojë me projekte të reja zhvillimore, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm të qytetarëve.