“Një tragjedi e madhe për shtetin”, mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin - Gazeta Express
string(74) "nje-tragjedi-e-madhe-per-shtetin-mesazhi-ngushellues-i-rames-per-gjyqtarin"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:09

“Një tragjedi e madhe për shtetin”, mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 11:09

Në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, por edhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë.

“Një tragjedi me madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj./Euronews.al/