Thonë se jetës nuk i dihet kurrë, gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment.
Dhe, diçka e tillë ka ndodhur edhe me Lautaro Riveron, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti i River Plates është risia më e madhe e Kombëtares së Argjentinës për ndeshjet e tetorit.
Por, nëse kthehemi prapa në kohë, historia dhe jeta e qendërmbrojtësit argjentinas është si në përralla.
Dy vjet më parë mbijetonte duke shitur biskota në rrugë, kurse tash do ta ndajë dhomën e zhveshjes me Lionel Messin dhe yjet e tjerë të Kombëtares argjentinase.
“Objektivi im i parë është të jem në gjendje ta ndihmoj familjen time. Ne jemi njerëz shumë të përulur dhe punëtorë. Gjëja e parë që dua është që ata të jenë më mirë dhe të kenë gjithçka që meritojnë”, thoshte Rivero dy vjet më parë.
E tash, 22-vjeçari është i gatshëm për të dhënë gjithçka për Argjentinën, duke filluar nga miqësoret e këtij muaji ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos. /Gazeta Express
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...