Sami Lushtaku, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, ka njoftuar se takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, do ta mbajnë të premten me 10 tetor, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00.
Lushtaku ka ftuar qytetarët të bashkohen për të dëshmuar unitetin dhe përkrahjen për PDK-në.
Postimi:
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Skenderajt,
Ju ftoj të merrni pjesë në takimin përmbyllës të fushatës sonë zgjedhore, që do të mbahet ditën e premte, më 10 tetor 2025, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00.
Ejani të bashkohemi fuqishëm në këtë ngjarje madhështore për të dëshmuar edhe njëherë unitetin dhe përkrahjen e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës, për mua si kandidat për kryetar komune si dhe për ekipin tonë fitues të kuvendit komunal!
#VazhdojmëPërSkendrajn
#PDK191
SL
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...