Ku do të orientohen paratë nëse Besnik Osmani e merr mandatin? Kandiati i LDK-së: Rrugë, shkolla, parkingje... - Gazeta Express
string(103) "ku-do-te-orientohen-parate-nese-besnik-osmani-e-merr-mandatin-kandiati-i-ldk-se-rruge-shkolla-parkingje"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 20:44

Ku do të orientohen paratë nëse Besnik Osmani e merr mandatin? Kandiati i LDK-së: Rrugë, shkolla, parkingje…

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 20:44

Kandidati i LDK-së për Fushë Kosovën, Besnik Osmani, i ftuar në Pressing në T7 është duke shpalosur planin për qeverisjen e qytetit, në rast se del fitues në zgjedhjet e 12 tetorit.

Osmani foli për planet që ka për investime në rrugë, shkolla, parkingje etj.

“31 milionët e para për qytetin janë të orientuara në mobilitet që nënkupton se kemi nevojë të lidhemi me kryeqytetin…Të krijojmë një rrethrrotullim, pastaj duhet bërë tri parkingje nëntokësore dhe duke bërë një kompani publike parkingu”, tha Osmani në Pressing.

“Kemi nevojë për tri shkolla të reja se kemi numër të madh të nxënësve”, shtoi Osmani.

“Pastaj janë tri çerdhe të reja”…u shpreh Osmani.

Ai foli edhe për investime në qendrat mjekësore, në muze etj.