Kandidati LDK-së për Fushë Kosovë: Do t'i marr përsipër mungesat, do t'i shtyj përpara në mandatin që vjen - Gazeta Express
string(103) "kandidati-ldk-se-per-fushe-kosove-do-ti-marr-persiper-mungesat-do-ti-shtyje-perpara-ne-mandatin-qe-vjen"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 20:35

Kandidati LDK-së për Fushë Kosovë: Do t’i marr përsipër mungesat, do t’i shtyj përpara në mandatin që vjen

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 20:35

Sonte në pjesën e parë të emisionit ‘Pressing’, Besnik Osmani, kandidat i LDK’së për Fushë Kosovë shpalos ofertën e tij dhe u përgjigjet pyetjeve të panelistëve Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Osmani thotë se në Fushë Kosovë numri i çerdheve është simbolikë, andaj ka nevojë për më shumë çerdhe të reja.

“Numri i çerdheve në Fushë Kosovë është simbolikë, nuk mund ta argumentosh ndryshe përveç se kemi nevojë për më shumë çerdhe të reja. Kjo është sa i përket përgjegjësive të mija”, tha Osmani.

Ai përmendi që për shkak të rritjes jonatyrore të shtimit të popullsisë në këtë qytet, dhe mosregjistrimit të popullsisë në kohën e duhur, ka bërë që Fushë Kosovë të humb diku rreth 55 milionë euro buxhet.

Sipas tij, kjo ka bërë që kjo mungesë e buxhetit i ka lënë edhe gjurmët e veta në këtë qytet, duke lënë mungesa të theksuara në sektorë të ndryshëm.

“Është një komunë shumë dinamike, dhe në këtë zhvillim të hovshëm ka edhe mungesa të theksuara, që unë do t’i marrë përsipër si kandidat, dhe t’i shtyjë përtej në mandatin që vjen”, tha ai.