Kombëtarja e Shqipërisë e fton Nazmi Gripshin, pas lëndimit të Adrion Pajazitit - Gazeta Express
string(78) "kombetarja-e-shqiperise-e-fton-nazmi-gripshin-pas-lendimit-te-adrion-pajazitit"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 18:47

Kombëtarja e Shqipërisë e fton Nazmi Gripshin, pas lëndimit të Adrion Pajazitit

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 18:47

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Serbisë gjatë këtij muaji.

“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar sot stërvitjen e dytë me radhë, pas grumbullimit të lojtarëve ditën e djeshme.

Megjithatë, para ndeshjes së rëndësishme me Serbinë, dhe asaj miqësore me Jordaninë, Shqipëria ka bërë disa ndryshime në listën e lojtarëve.

Pas largimit nga grumbullimit të Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit, Sylvinho ka vendosur ta ftojë Nazmi Gripshin e Astanas.

Gripshi ftohet për herë të parë te kombëtarja e Shqipërisë, me mesfushorin që do t’i bashkohet pjesës tjetër të lojtarëve gjatë ditës së nesërme.

Gripshi për një periudhë të karrierës së tij luajti te Ballkani, para transferimit në Kazakistan tek Astana.

Gjatë këtij sezoni, mesfushori ka arritur të shënojë 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime./GazetaExpress/