Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka njoftuar zhvillimin e një mbledhjeje me të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.
Mbledhja do të mbahet ditën e enjte, më 9 tetor 2025, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe synon të adresojë çështje që lidhen me sigurinë dhe ushtrimin e funksionit gjyqësor në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja është thirrur me dakordësinë e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në konsultim me përfaqësuesit e gjykatave të tjera, ndërsa nënvizohet se trupa gjyqësore mbetet e angazhuar në mbrojtje të pavarësisë së sistemit të drejtësisë./Euronews.al/