Estetistja Linda Nebiu ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Live”, ku ka folur hapur për trendet më të fundit në fushën e estetikës, ndërhyrjet që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe preferencat e klientëve, si tek vajzat, ashtu edhe tek meshkujt.
Nebiu ka treguar se ndërhyrjet estetike tashmë nuk janë më tabu, sidomos tek gjenerata e re. Sipas saj, vajzat më së shumti zgjedhin të rregullojnë buzët dhe ballin me botoks apo filler, ndërsa theksoi se edhe pjesëmarrëset e konkurseve të bukurisë nuk mbeten pas në këtë aspekt.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është fakti që edhe meshkujt po i drejtohen gjithnjë e më shumë klinikave estetike. Sipas Nebiut, përveç kujdesit për lëkurën, ata bëjnë edhe ndërhyrje të lehta me filler, në buzë dhe në zonën e ballit.
“Përveç ballit, tashmë edhe buzët janë bërë pjesë e kërkesave të meshkujve”, shtoi ajo.
Se çfarë ka thënë më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.