Inflacioni në shtator 4% - Gazeta Express
string(23) "inflacioni-ne-shtator-4"

Maqedoni

Gazeta Express

07/10/2025 15:30

Inflacioni në shtator 4%

Maqedoni

Gazeta Express

07/10/2025 15:30

Shpenzimet e jetesës në Maqedoni muajin e kaluar u rritën për 4% në krahasim me vitin e kaluar. Njëkohësisht inflacioni pak u ul, por në asnjë mënyrë nuk po zbret nën 4%, përcjell TV21. Çmimet me pakicë u rritën për 4,1% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e shpenzimeve është te alkooli, duhani dhe narkotikët për 9%, pastaj vijon rekreacioni dhe kultura për 7%, transporti për 5,7%, dhe shpenzimet për ushqime dhe pije për 4,3%. Rritje ka edhe te restorantet dhe hotelet për 3,4%.

Qeveria disa herë ka njoftuar se do të merren masa për stabilizimin e çmimeve. Kryeministri Mickoski po ashtu tha se do të merren masa të cilat në afat të shkurtër ndoshta do të jenë të dhimbshme për qytetarët, por në afat të gjatë do ta frenojnë inflacionin.