Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt” - Gazeta Express
string(113) "osmani-e-pret-aktgjykimin-e-plote-te-kushtetueses-po-shpreson-qe-formimi-i-institucioneve-do-te-permbyllet-shpejt"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 15:09

Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt”

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 15:09

Presidentja Vjosa Osmani pasi mori çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës” u pyet nga gazetarët për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe formimin e institucioneve.

Ajo tha se qëndrimin e saj do ta japë në momentin që aktgjykimi publikohet i plotë.

“Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë. Ne shihemi gati çdo ditë edhe flasim”, tha ajo.

Ndërkaq, ajo shtoi se është në komunikim me partitë dhe se “shpreson” që formimi i institucioneve do të përmbyllet shpejt.

“Jemi në komunikim me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen dhe po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”.