Filharmonia dhe Opera e Kosovës sjellin koncert të veçantë, “Beethoven 255” - Gazeta Express
string(72) "filharmonia-dhe-opera-e-kosoves-sjellin-koncert-te-vecante-beethoven-255"

Arte

Gazeta Express

07/10/2025 15:47

Filharmonia dhe Opera e Kosovës sjellin koncert të veçantë, “Beethoven 255”

Arte

Gazeta Express

07/10/2025 15:47

Në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethoven-it dhe 200-vjetorit të interpretimit premierë të Simfonisë së 9-të, Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, sjellin një koncert të veçantë më 9 tetor 2025, prej orës 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Në këtë program do të interpretohet edhe Fantazia Korale, një tjetër vepër madhështore e të njëjtit kompozitor, duke sjellë brenda një nate dy vepra të jashtëzakonshme të gjeniut klasik.

Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, në Simfoninë e 9-të në rolin e solistëve do të paraqiten: Zana Abazi-Ramadani, soprano, Olga Podgornaya, mexosoprano, Denis Skura, tenor, Ivo Yordanov, bariton

Ndërsa në Fantazinë Korale, në rolin e solistes në piano prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi, dhe solistët vokal: Elonë Sadiku, soprano, Arta Jashari, soprano, Diellza Sylejmani, alt, Rizah Jahaj, tenor, Etrit Nura, tenor, Harris Bajraktari, bas

Koret për këtë koncert janë përgatitur nga dirigjenti Hajrullah Syla.