Analisti kosovar, Albert Krasniqi, ka reaguar pasi UP ka ndarë çmimet “Alumni Nderi” për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Krasniqi e ka cilësuar këtë përpjekje për servliosje të UP-së ndaj Osmanit dhe Kurtit.
Në reagimin e tij Krasniqi ka rikujtuar faktin se nën udhëheqjen e kësaj dysheje, Kosovës i janë vendosur sanksionet, i është pezulluar Dialogu Strategjik me SHBA-në dhe është humbur edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Postimi i plotë :
Universiteti i Prishtinës, në përpjekje për t’u servilosur Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, i ka shpallur “Alumni Nderi”. Në arsyetim thuhet se kjo dyshe qenka “burim frymëzimi ndër gjenerata”, për shkak të “përfaqësimit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit”.
Por paramendoni: një vlerësim për këtë “binom” politikanësh që e kanë sjellë Kosovën nën masa ndëshkuese të BE-së, kanë bërë që SHBA të pezullojë fillimin e dialogut strategjik, nuk kanë siguruar asnjë njohje të re ndërkombëtare dhe humbën anëtarësimin në Këshillin e Evropës, një proces që ishte praktikisht i përfunduar.
I vetmi “sukses” i tyre i prekshëm mbetet turizmi politik me paratë e shtetit, nëpër udhëtime luksoze që s’kanë sjellë asnjë dobi për qytetarët.