Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në zonën e arritjes, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
Mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo qytetar dhe udhëtar ka obligim ligjor të deklarojë saktësisht mallrat që bart me vete në hyrje të territorit të Kosovës, ndersa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje të ligjit dhe sjell pasoja ligjore.