Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetën të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij - Gazeta Express
string(113) "kurti1-fati-i-kosoves-eshte-i-pandare-nga-fati-i-up-se-e-shoh-veten-te-lidhur-me-te-shkuaren-dhe-te-ardhmen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 13:50

Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetën të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 13:50

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, sot ka pranuar titullin Alumni  Nderi të Universitetit të Prishtinës.

Pas pranimit të këtij çmimi, Kurti në fjalën e tij tha se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.

Ai ka thënë edhe se fati i Kosovës është i pandarë nga fati këtij universiteti.

E shoh vetën si njeri i afërt dhe i lidhur me të shkuarën, dhe po ashtu edhe të ardhmen e këtij universiteti.  Universiteti e ndan historinë tonë në dy kohë, Prishtina para dhe pas universitetit të saj. Dhe po kështu fati i Kosovës është i pa ndarë nga fati i universitetit të Prishtinës. Universiteti Hasan Prishtina duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon.