Kavajë/ Çifti i bashkëjetuesve sherr në banesë, gruaja bie nga ballkoni, përfundojnë në polici - Gazeta Express
string(91) "kavaje-cifti-i-bashkejetuesve-sherr-ne-banese-gruaja-bie-nga-ballkoni-perfundojne-ne-polici"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 13:28

Kavajë/ Çifti i bashkëjetuesve sherr në banesë, gruaja bie nga ballkoni, përfundojnë në polici

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 13:28

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Kavajë, ku një çift bashkëjetuesish janë proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur mes tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, R. Rr., 29 vjeç, dhe E. M., 37 vjeçe, banues në Kavajë, janë përfshirë në një sherr në banesë, i cili ka përfunduar me një incident të rrezikshëm për gruan.

Pas konfliktit verbal dhe fizik, dyshohet se 37-vjeçarja ka tentuar të largohet nga dritarja për të dalë në ballkon, por është rrëzuar duke pësuar dëmtime. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga mjekët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.