Analisti Ilir Mirena ka thënë se Universiteti i Prishtinës gjithmonë është dominuar nga servilë të pushtetit.
“Me perjashtime te pakta, por marr ne tersi Universiteti i Prishtines gjithmone eshte dominuar nga servile te pushtetit, plagjitor e mashtrues me tituj akademik qe prodhojne nje armate te paditurish me diploma universitare.”
Ai ka thënë se s’është asgjë e re që UP ka nderuar sot presidenten Osmani dhe kryeministrin në detyrë Kurti.
“Prandaj, asgje e re nderimi prej ketij universiteti i dy politikaneve me te pandershem, me te korruptuar dhe me te demshem, qe ka pas Kosova ne dekadat e fundit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Asgje e re qe askush nga stafi akademik e as ai studentor s’nihet i gjalle per kete marre dhe njolle te madhe qe sot ia mveshi vetes ky Universitet. Fundja, titullin doktor nderi te ketij universiteti e mban ende Josip Broz Tito, diktatori komunist, nen regjimin e te cilit kane ndodhur krimet me te medha ndaj ndaj shqiptareve te Kosoves… Kujt s’i ka shku mendja deri sot t’i merret ky titull…”