Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër - Gazeta Express
string(47) "macron-mandaton-serish-lecornu-per-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 13:10

Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 13:10

Sébastien Lecornu është sërish i zgjedhuri i Emmanuel Macronit për formimin e qeverisë së re të Francës. Ndonëse paraditen e së hënës pranoi dorëheqjen e tij si kryeministër ende pa bërë mbledhjen e parë të kabinetit dhe vetëm një muaj pasi ishte mandatuar, duke shënuar rekord historik për vendin, presidenti francez vendosi ta ngarkojë atë sërish me të njëjtën detyrë.

Shefi i Elizesë i dha dy ditë kohë ish-ministrit të Mbrojtjes të bisedojë me partnerët e koalicionit qeverisës dhe të formojë kabinetin e ri.

Mediat franceze zbuluan se shkak i dorëheqjes së Lecornusë u bë kundërshtimi i kreut të Republikanëve, Bruno Retailleau, partner në koalicionin qeverisës të minorancës. Ai refuzoi ashpër kalimin në krye të ministrisë së Mbrojtjes të Bruno Le Marisë, i cili në qeverinë e mëparshme të François Bayrou ishte në krye të Financave.

Le Maire ishte pjesë e reformës së ashpër buxhetore që synonte reduktimin e 44 miliardë eurove shpenzime, duke reduktuar shpërblimet për paga, pensione e ditë pushimesh për punonjësit, e që u bënë shkak për rënien e kabinetit të tij.

Opozita kërkon zgjedhje të reja e madje edhe dorëheqjen e Macronit si president, që e shohin si shkaktar të krizës së paprecedentë ku në dy vite janë ndërruar pesë kryeministra.