Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia "vazhdon të rritet” - Gazeta Express
string(98) "kurti-ankohet-qe-formimi-i-institucioneve-po-mbahet-pezull-por-thote-se-ekonomia-vazhdon-te-rritet"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:53

Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia “vazhdon të rritet”

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:53

Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime.

Në hyrje të saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkundër që partia e tij fitoi me një përqindje të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka përgjegjësinë për ndërtim të institucioneve të reja, u ankua se qeveria e re “ende mbahet pezull”.

Por, Kurti pretendoi se bllokimi i institucioneve s’po e bllokon ekonominë e vendit.

“Përderisa formimi i institucioneve të reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende mbahet pezull, ekonomia e vendit vazhdon të rritet duke shënuar një rritje 4.58% të bruto produktit vendor në tremujorin e dytë të këtij viti”, tha Kurti.

Sidoqoftë, për shkak të mosformimit të qeverisë, miliona euro të Bashkimit Europian nga Plani i Rritjes kanë mbetur të bllokuara derisa shtetet e rajonit kanë përfituar nga kjo pako miliardëshe. /Express/