Muriqi “showman” në grumbullimin e Kosovës, e shtyn me këmbë dhe desh e rrëzon Rashicën - Gazeta Express
string(84) "muriqi-showman-ne-grumbullimin-e-kosoves-e-shtyn-me-kembe-dhe-desh-e-rrezon-rashicen"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 12:42

Muriqi “showman” në grumbullimin e Kosovës, e shtyn me këmbë dhe desh e rrëzon Rashicën

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 12:42

Kombëtarja e Kosovës u grumbullua dje për t’u bërë gati për ndeshjet e tetorit.

Dhe, në hotelin ku janë vendosur Dardanët duket një atmosferë e mirë, e cila vjen sigurisht pas fitores së madhe ndaj Suedisë muajin e kaluar.

E ai që ishte hero ndaj suedezëve, Vedat Muriqi, po tregohet një “shoëman” në këtë grumbullim, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i Mallorcës e postoi sot një video ku shihet duke e ngacmuar Milot Rashicën, i cili është i ulur në hotelin ku është vendosur ekipi kombëtar.

Prizrenasi e shtyn me këmbë vushtrriasin, të cilin desh e rrëzoi, normalisht në suaza të shakasë.

Futbollisti i Besiktasit mbetet i habitur me veprimin qesharak të Muriqit dhe e lut me mirësi të ndalet.

Për më tepër, videon e postuar në Instastory mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Express