Mbledhja e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me atë për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u hap sot me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, i cili u vra një ditë më parë.
Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, e cilësoi vrasjen si një akt barbar dhe kërkoi ndëshkim shembullor për autorët. Ai theksoi se ngjarja duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.
“Nisur nga ngjarja e djeshme ku dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, në krye të detyrës, biem dakord se ky është një akt i rëndë kriminal një akt barabar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve të ngjarjes”, tha Manja.
“Vrasja e gjyqtarit në krye të detyrës, në një ambient ku presupozohet se është vendi më i sigurt për të ushtruar detyrën, është dhe një kambanë alarmi që ka të bëjë me sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në emër të dy komisioneve shumë prej nesh e kanë njohur Astrit Kalanë, ndaj ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Manja.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...