Autori 30-vjeçar i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.
Sipas tij, në momentin që gjyqtari ka dhënë vendimin kundër familjes së tij për pronën, atëherë e ka vrarë.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër.
Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori.