Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nesër homazhet në Pallatin e Kongreseve - Gazeta Express
string(72) "vrasja-e-gjyqtarit-astrit-kalaja-neser-homazhet-ne-pallatin-e-kongreseve"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 10:57

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nesër homazhet në Pallatin e Kongreseve

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 10:57

Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.

Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.