Vjeshta është stina ku stili takohet me komoditetin. Ajo sjell me vete ngjyrat e tokës, erën e kafesë së mëngjesit dhe dëshirën për t’u mbështjellë me veshje të ngrohta, por plot elegancë. Ky është momenti ideal për të rifreskuar garderobën me disa esenciale që nuk dalin kurrë nga moda.
Nëse ka një detaj që përcakton stilin e vjeshtës, janë këpucët me platformë. Të rehatshme dhe moderne, ato përshtaten lehtë me xhinse, funde apo pallto të gjata. Përditshmëria bëhet më e thjeshtë kur ndihesh mirë në çdo hap.
Asnjë ditë e ftohtë nuk përballet pa një xhaketë me lesh të brendshëm. Është ajo pjesë që të bën të ndihesh e mbrojtur, por njëkohësisht stiluar me klas. Kombinoje me çizme të sheshta dhe shall të butë për një pamje që thotë “vjeshtë me stil”.
Një çantë në nuancë çokollate ose rrip me detaje ari mund të ndryshojë tërësisht një outfit. Janë ato prekje të vogla që i japin karakter çdo kombinimi, duke e kthyer veshjen e përditshme në një look elegant dhe të sofistikuar.
Për një look të thjeshtë por me karakter, zgjidh materiale të buta dhe ngjyra neutrale që japin ndjesinë e ngrohtësisë. Kombino copa bazike me xhinse ose pantallona të gjera për të arritur atë stil urban që duket i lehtë, por është menduar me kujdes.
Stili nuk përfundon te veshja. Një parfum me nota druri, vaniljeje apo qelibar është pika finale e elegancës. Ai përfaqëson personalitetin, ngrohtësinë dhe karakterin tuaj në çdo ditë me erë.
Marka si Yves Saint Laurent, Chanel, Lancôme, Scandal apo Boss sjellin aromat perfekte për këtë sezon.
Përfresko stilin tënd këtë vjeshtë — porositi tani produktet që do i duash gjatë gjithë sezonit në foleja.com në Kosovë dhe foleja.al në Shqipëri.