Moti sot: I ftohtë, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu - Gazeta Express
string(64) "moti-sot-i-ftohte-me-vranesira-dhe-reshje-te-herepashershme-shiu"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 6:58

Moti sot: I ftohtë, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 6:58

Sot në Kosovë parashikohet mot i ftohtë dhe me vranësira, shoqëruar me reshje të herëpashershme lokale shiu.

Do të fryjë erë e freskët nga veriu, ndërsa temperatura maksimale pritet të mos kalojë 12 gradë Celsius.

Në Rrafshin e Dukagjinit priten më shumë periudha me diell, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore, sipas MeteoBallakn.